Udhëzimi Administrativ që rregullon ngasjen e automjeteve me gaz - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Udhëzimi Administrativ që rregullon ngasjen e automjeteve me gaz

    Insajderi
    24 August 2016 - 09:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ  nr.03/2016 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ 01/2013 mbi Stabilimentet dhe Pajisjet për Ngasje të Automjeteve me gaz.

    “Me këtë udhëzim janë përcaktuar kushtet, kriteret dhe procedurat për marrjen e autorizimit për atestimin dhe certifikimin e automjeteve motorike me gas dhe marrjen e licencës për punë të punëtorisë për servisim të automjeteve”, thuhet në njoftimin e kësaj Ministrie.

    “Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është krijimi i lehtësirave administrative-teknike dhe ligjore për subjektet që ushtrojnë këtë veprimtari, duke iu mundësuar qasje të barabartë e jodiskriminuese dhe krijimin e një tregu të lirë në këtë fushë. Me ndryshimet dhe plotësimet e bëra përmes këtij akti nënligjor hiqet barriera e autorizimit të më tepër institucioneve për atestimin dhe certifikimin e automjeteve motorike me gas, që është në përputhje me vendimin nr. 17/44, datë 12.08.2015, të Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi eliminimin e të gjitha veprimeve që kufizojnë konkurrencën e lirë”, bën të ditur më tej Ministria e Infrastrukturës./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark