Sipas lajmeve të fundit, Federata e Futbollit Rus do të gjobitet nga UEFA për shkak të trazirave të tifozëve të Rusisë në ndeshjen e djeshme kundër Anglisë.
Tifozët rus filluan përleshjen me tifozët e Anglisë, me ç’rast ishte e nevojshme ndërhyrja e policisë franceze me gaz lotsjellës për t’i ndaluar ata.
Ministri i sportit të Rusisë, Vitaliy Mutko është shprehur për R-Sports News se Federata Ruse do ta pranoj pa problem këtë dënim nga shtëpia e futbollit evropian.
”Do të gjobitemi nga UEFA. Kjo është e kuptueshme dhe ne e pranojmë këtë vendim. Pas këtyre ngjarjeve, policia ruse do të hetoj rastin dhe do t’i dënoj fajtorët”, u shpreh Mutko.
Përleshjet në mes të tifozëve rusë dhe anglezë kanë nisur që nga dita e enjte. /Insajderi.com