UEFA e dënon Partizanin pasi tifozët serbë shpalosën pankartën “Kosova është Serbi” – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    UEFA e dënon Partizanin pasi tifozët serbë shpalosën pankartën “Kosova është Serbi”

    Insajderi
    20 August 2024 - 18:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    UEFA nuk i ndal denimet ndaj serbëve, të cilët në çdo ndeshje futbolli kanë mesazhe raciste e nacionaliste.

    Tifozët e Partizanit të Beogradit në ndeshjen ndaj Luganos shpalosën mesazhe raciste dhe ndezën mjete piroteknike, andaj UEFA nuk i fal gjestet e tilla dhe tashmë denimi ka ardhur për klubin serb.

    Në atë ndeshje ishte prezent edhe flamuri “Kosova është Serbi” nga tifozët serb.

    Organi i Apelit i UEFA-s ka marrë vendimin e mëposhtëm:

    – Të gjobisë FK Partizanin me 15 mijë euro për transmetimin e mesazhit të papërshtatshëm për një ngjarje sportive (pankarta të paligjshme).

    – Të gjobisë FK Partizanin 5750 euro për ndezjen e fishekzjarreve.

    – Të gjobisë FK Partizanin me 20,000 € dhe të ndalojë FK Partizanin t’u shesë bileta tifozëve të tij jashtë vendit për një (1) ndeshje të radhës të kompeticionit të UEFA-s, për sjelljen raciste dhe diskriminuese të tifozëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark