×
  • Sport
  • Sport

    UEFA gjobit FSHF-në

    Insajderi
    02 November 2024 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) është gjobitur nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA për ndeshjen Gjeorgji – Shqipëri, që u fitua nga kuqezinjtë në stadiumin “Mikheil Meskhi” me rezultatin 1-0.

    Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur të gjobisë me 26,875 mijë euro Federatën e Futbollit të Shqipërisë për hedhjen e sendeve në fushë dhe transmetimin e mesazheve jo sportive.

    Vendimet e Komisionit të Etikës e Disiplinës në UEFA për ndeshjen Gjeorgji-Shqipëri:

    1.Të gjobisë FSHF-në në vlerën 6,875 euro për hedhjen e sendeve.

    2.Të gjobisë FSHF-në në vlerën 20,000 euro për transmetimin e mesazheve jo sportive.

    3.Vlera totale e gjobës, prej 26,875 euro duhet të paguhet brenda 90 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi.

    Federata e Futbollit i ka ftuar tifozët të mbështesin ekipin kombëtar, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë qytetari dhe respekt përmes një sjelljeje korrekte ndaj ekipit kundërshtar për të shmangur çdo lloj problematike që mund të dëmtojë ekipin. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark