×
  • Sport
  • Sport

    UEFA i shqipton dënim të rëndë FFK-së për incidentet në ndeshjen Kosovë-Rumani

    Insajderi
    01 October 2024 - 18:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    UEFA e ka dënuar Federatën e Futbollit të Kosovës për incidentet e shumta gjatë ndeshjes me Rumaninë me shumën prej 61 mijë euro.

    FFK është gjobitur për shkelje të ndryshme e të shumta gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve të UEFA-s të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Hyrja e shikuesve të shumtë në fushë, hedhja e gjësendeve, ndezja e fishekzjarrëve, fishkëllimat gjatë himnit të Rumanisë, bllokimi i rrugëve publike, ishin prej shkeljeve të regjistruara në ndeshjen që Rumania e fitoi 3-0.

    Për hyrjen e shikuesve në fushë, përkatësisht për pushtim të fushës, FFK-ja është gjobitur me plot 10 mijë euro. Për hedhje të gjësendeve, FFK-ja do të paguajë 22 mijë euro.

    Për fishekzjarrë të ndezur, buxheti i FFK-së do të pakësohet për 6 mijë euro.

    Për shkak të fishkëllimave të tifozëve gjatë intonimit të himnit të Rumanisë, Federata e Futbollit e Kosovës do të paguaj dënim prej plot 15 mijë euro.

    Ndërsa për bllokim të rrugëve publike, përkatësisht për qëndrimin e shikuesve në pjesën e tribunave të destinuara për lëvizjen e tyre, FFK-ja do të paguajë 8000 euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark