UEFA konfirmon ndryshimin e madh për “Euro 2024” – përfiton edhe Shqipëria – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    UEFA konfirmon ndryshimin e madh për “Euro 2024” – përfiton edhe Shqipëria

    Insajderi
    03 May 2024 - 18:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtëpia evropiane e futbollit (UEFA) ka konfirmuar ndryshimin për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, duke ia lejuar skuadrave grumbullimin e 26 futbollistëve.

    Në edicionet paraprake skuadrat udhëtonin në përbërjen e tyre me 23 futbollistë, mirëpo UEFA ka marrë vendim që të rrisë numrin e tyre në 26 për Kampionatin Evropian “Euro 2024″.

    “Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur sot të rrisë numrin maksimal të skuadrave të skuadrave pjesëmarrëse në UEFA EURO 2024 nga kuota fillestare prej 23 në 26 lojtarë. Rritja nuk paraqet detyrim për shoqatat kombëtare pjesëmarrëse. Në përputhje me rregulloret e garave, skuadrat duhet t’i ofrojnë UEFA-s një listë që përmban një minimum prej 23 lojtarësh dhe një maksimum prej 26 deri në afatin përfundimtar të 7 qershorit”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

    Për këtë vendim janë pajtuar shumica prej trajnerëve e kombëtareve, megjithatë kishte edhe nga ata që e kishin kritikuar një vendim të tillë.

    Me vendimin e ri, trajneri Sylvinho do të ketë mundësi më të mëdha për grumbullimin e futbollistëve shqiptarë.

    Shqipëria ndodhet në grup me Italinë, Kroacinë e Spanjën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark