UEFA merr vendimin: Vetëm dy skuadra kosovare në Evropë – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    UEFA merr vendimin: Vetëm dy skuadra kosovare në Evropë

    Insajderi
    18 May 2016 - 14:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në mbledhjen e sotme ka vendosur që të japë dritën e gjelbër për përfshirjen e dy klubeve kosovare në garat evropiane.

    “Kampioni i vendit (Kosovës, v.j.) dhe fituesi i Kupës së vendit mund të pranohen në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, respektivisht të Ligës së Evropës vetëm nëse ata mund të përmbushin kriteret e licencimit sipas nenit 15 të rregullores së UEFA-s për klube.

    Ky vlerësim do të bëhet nga administrata e UEFA-s deri më 31 maj. Po ashtu, UEFA do të krijojë një grup punues për të diskutuar se si ekipet kombëtare të Gjibraltarit dhe Kosovës do të përfshihen në kualifikimet e Botërorit 2018 pas pranimit të tyre si anëtare të FIFA-s”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

    Kësisoj, Kosova në edicionin e ri do të mund të paraqitet vetëm me dy skuadra dhe jo tri siç ishte shpresuar dhe atë vetëm nëse arrijnë t’i përmbushin kriteret e kërkuara.

    Në kualifikimet e Ligës së Kampionëve do të përfshihet Feronikeli, derisa në Ligën e Evropës fituesi i Kupës së Kosovës.

    Ndërkohë, Hajvalia si nënkampione e cila kishte shpresuar shumë se do të jetë pjesë e garave evropiane fatkeqësisht mbetet edhe këtë vit pa e shijuar arenën ndërkombëtare. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark