Anëtarësimi në UEFA u hap dritën jeshile ekipeve kosovare që të përfaqësohen në arenën ndërkombëtare duke marrë pjesë në Ligën e Kampioneve dhe në atë të Europës.
Por duket se ky anëtarësim ka zënë të papërgatitur skuadrat kosovare.
Sipas Top-Channel, UEFA u mohoi pjesëmarrjen në sezonin 2016-2017 duke vënë si arsyetim për këtë vendim, mungesën e kushteve nëpër stadiumet sportive të Kosovës për organizimin e këtyre takimeve.
Kështu, dy skuadrat që iu gëzuan më shumë anëtarësimit, Ferronikeli dhe FC Prishtina nuk do të mund të marrin pjesë në kupat e Europës sezonin që nis me fazën kualifikuese pas Europianin për kombëtare në Francë.
Që të shmangin përjashtimin edhe për sezonin e ardhshëm, rregullorja e UEFA-s parashikon disa kushte minimale për impiantet sportive që ata të njihen nga qeveria europiane e futbollit, kushte për plotësimin e të cilave klubet kosovare duhet të nisin punën menjëherë. /Insajderi.com