UEFA ka publikuar raportin e saj zyrtar financiar për sezonin 2022/23. Ky dokument tregon çmimet zyrtare të shpërndara në fund të garave evropiane të klubeve të vitit të kaluar, në tri garat evropiane si Liga e Kampionëve, Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës.
Liga e Kampionëve padyshim është gara më e pasur evropiane.
Fituesi i sezonit të fundit, Manchester City, është klubi me përfitimet më të mëdha.
Ata kanë fituar plotë 135 milionë euro, duke lënë pas vete Real Madridin me 118 milionë euro dhe Bayern Munichun me 108 milionë euro.
Në vendin e katërt të përfituesve më të mëdhenj janë renditur Paris Saint-Germain me 101 milionë euro, po aq sa nën-kampioni i Evropës, Interi, në vendin e pestë.
Most money received from Champions League 2022/23:
134.936€m – Manchester City
118.834€m – Real Madrid
108.157€m – Bayern Munich
101.361€m – PSG
101.289€m – Inter
ITALIAN CLUBS:
101.289€m – Inter
85.806€m – Milan
77.511€m – Napoli
56.385€m – Juventus— F.C. InterData (@Fcinterdata) February 8, 2024