UEFA të hetojë ndeshjet e kurdisura të Superligës së Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    UEFA të hetojë ndeshjet e kurdisura të Superligës së Kosovës

    Insajderi
    07 April 2017 - 19:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka thënë se nuk do të tolerojë trukimin e ndeshjeve në futbollin e Kosovës.

    Për këtë arsye FFK-ja thotë se ka caktuar personin përgjegjës për integritetin e garave dhe ai është në kontakt të vazhdueshëm me UEFA-n, që po ashtu mund të procedojë hetime.

    “Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur me datë 07.04.2017 diskutoi për çështjet aktuale në futbollin e Kosovës, me theks të veçantë për zhvillimet e ditëve të fundit, siç janë: Dyshimi për kurdisje të rezultatit në disa ndeshje të xhirove të fundit të Superligës, publikimi i një video materiali si dhe deklarimet e disa individëve për çështjen e trukimit të ndeshjeve në periudhat e mëparshme”, thotë FFK.

    FFK më tutje thotë se Komiteti Ekzekutiv e konsideron shumë pozitive kontributin e disa mediave për të demaskuar individët apo grupet e individëve që për interesat e tyre hyjnë në veprime kriminale, siç shihet në video-publikimin e portalit Indeksonline.

    Federata e Futbollit e Kosovës nuk do të tolerojë akte të tilla të cilat e dëmtojnë rëndë jo vetëm imazhin e futbollit, por edhe atë shtetëror dhe për këtë do të denoncojë çdo ndeshje për të cilën ka dyshime të bazuara për kurdisje të rezultatit.

    “Federata e Futbollit e Kosovës tashmë e ka caktuar personin përgjegjës për integritetin e garave dhe ai është në kontakt të vazhdueshëm me UEFA-n (që po ashtu mund të procedojë hetime)”, njofton FFK-ja. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark