UEFA zbulon emrin e gjyqtarit që do të vendos drejtësinë në ndeshjen Shqipëri – Serbi - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    UEFA zbulon emrin e gjyqtarit që do të vendos drejtësinë në ndeshjen Shqipëri – Serbi

    Insajderi
    05 June 2025 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    UEFA ka publikuar zyrtarisht emrat e arbitrave që do të drejtojnë sfidën e rëndësishme mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

    Ndeshja do të zhvillohet të shtunën, më 7 qershor, dhe pritet me interes të madh nga tifozët kuqezi.

    Për të vendosur drejtësi në këtë duel do të jetë gjyqtari italian Davide Massa, i cili ka një precedent të vetëm me Kombëtaren shqiptare. Ai ka arbitruar miqësoren Shqipëri–Gjeorgji më 16 nëntor 2015, që përfundoi me rezultatin 2–2 në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë.

    Në këtë takim, Massa do të shoqërohet nga bashkëkombësit e tij: Filippo Meli dhe Ciro Carbone si ndihmës, Fabio Maresca si gjyqtar i katërt, Aleandro Di Paolo në VAR dhe Daniele Doveri në AVAR.

    Kjo ndeshje është e treta për Shqipërinë në kuadër të këtyre kualifikueseve. Kuqezinjtë u mundën në ndeshjen e parë ndaj Anglisë, por rikuperuan me një fitore ndaj Andorrës.

    Ndërkohë, për Serbinë kjo do të jetë ndeshja e parë në këtë fushatë eliminatore, çka e bën edhe më të paparashikueshme përballjen në “Air Albania”.

    Tifozët shqiptarë presin me entuziazëm një rezultat pozitiv që mund të jetë vendimtar për ecurinë e Kombëtares drejt Botërorit 2026.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark