Ujësjellësi apelon të kurseni ujë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ujësjellësi apelon të kurseni ujë

    Insajderi
    19 May 2016 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ujësjellësi Rajonal Prishtina ka kërkuar nga qytetarët që të kursejnë ujin tani kur pritet të rriten temperaturat.

    Ujësjellësi ka bërë një përmbledhje të mënyrave se si mund të kursehet uji.

    “Kemi duke hyrë në sezonin e verës dhe menjëherë kanë filluar të rriten kërkesat për ujë të pijshëm në zonën e shërbimit edhe pse, furnizimi me ujë tash për tash është mjaft stabil.  Shpenzimi racional i ujit të pijshëm në këtë periudhë është i domosdoshëm. Uji sot nuk duhet të shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar, me ç’rast mund t’i zvogëlojmë rezervat e ujit të pijshëm, por ai duhet kursyer pikë për pikë,” thuhet në një komunikatë të ujësjellësit.

    KUR Prishtina ka listuar si më poshtë hapat që mund të ndërmarrim për të ndaluar keqpërdorimin e ujit:

    Çfarë mund të bëjë secili prej nesh, për të ndaluar keqpërdorimin e ujit?

    –          Mos lejoni të rrjedhë ujë kot nga rubineti juaj,

    –          Mos përdorni ujin e pijshëm për të larë veturat,

    –          Mos përdorni ujin e pijshëm për ndërtime të shumta në qytet,

    –          Mos pastroni trotuaret me ujin e pijshëm,

    –          Mos harroni t’i mbyllni çezmat tuaja, pasi lani dhëmbët,

    –          Mos vadisni  lulet, kopshtet dhe arat,

    –          Paguani rregullisht ujin që konsumoni,

    –          Mos lejoni ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujësjellësit,

    –          Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë.

    –          Ujin mund ta zëvendësojë vetëm uji, andaj kurseje atë.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark