
Ujësjellësi rajonal ”Prishtina” ka zvogëluar prodhimin e ujit për shkak të mbushjes së dy liqeneve akumuluese, atij të Batllavës dhe Badovcit.
Ujësjellësi thotë se prodhimi është zvogëluar dhe për pasojë reduktimet janë shtuar si pasojë e turbullimit të ujit.
“Për shkak të rritjes së nivelit të ujit në liqenin e Badocit si rezultat i reshjeve atmosferike ditëve të fundit, ky liqe gjatë ditës së sotme është turbulluar dhe për shkak të ruajtjes së cilësisë së ujit, jemi detyruar të zvogëlojmë prodhimin e ujit nga 350 l/s në 150 l/s”, thuhet në një komunikatë.
Ujësjellësi ka thënë se me kapacitetin aktual prodhues është detyruar të aplikojmë reduktime të ujit në të gjitha zonat që furnizohen me ujë nga sistemi i Badocit, edhe pse, deri në ditën e djeshme furnizimi me ujë për zonat e këtij sistemi ka qenë 22 dhe 24 orë.
“Posa të bie shkalla e turbullirës së ujit në këtë liqe, furnizimi me ujë të pijshëm do t’i kthehet normalitetit, edhe pse, gjithçka varet nga kushtet atmosferike”.