Ujësjellësi Prishtina shënon ditën botërore të ujit me defekte, mbesin pa ujë disa lagje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ujësjellësi Prishtina shënon ditën botërore të ujit me defekte, mbesin pa ujë disa lagje

    Insajderi
    22 March 2025 - 11:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot, më 22 mars shënohet Dita Botërore e Ujit, e cila është përcaktuar me rezolutën e OKB-së. Këtë ditë Ujësjellësi Prishtina po e shënon me defekte, ku si pasojë disa lagje kanë mbetur pa ujë.

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar sot se furnizimi me ujë është ndërprerë për disa lagje.

    Zonat ku mbesin pa ujë: Rruga,”Muharrem Fejza”, “Holger Petersen”, Rruga “B”, “Ukshin Kovaqica”, “Jakov Xoxa””Ahmet Gashi”, “Muhamet Qami” edhe rrugët për rreth Mati-1.

    Në njoftim thuhet se ekipet teknike janë ende në terren për gjetjen e defektit.

    Pas këtij njoftimi, kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” bëri një shkrim tjetër ku flasin për Ditë Botërore të Ujit.

    “Urime Urime Gjysa e Prishtinës nuk ka ujë !!!!! Perfekt”, ka komentuar një qytetare.

    Dita e parë Botërore e Ujit është shënuar më 22 mars 1993, me qëllim të tërheqjes së vëmendjes për kujdesin ndaj ujit të pijshëm dhe me qëllim të apelimit te të gjithëve që të ndihmojnë me administrimin dhe menaxhimin e burimeve të ujit të pijshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark