Muhamet Babaj është qytetari nga Mitrovica i cili raportoi se ordinanca e tij është në gjendje ” të mjerueshme” shkaku i një gypi i cili ka shpërthyer duke e mbuluar me ujë hapësirën e objektit.
Ai tha se ka kërkuar qysh nga data 14 e këtij muaji që ujësjellësi rajonal “Mitrovica” të shkoj tek objekti dhe ta rregullojë gypin, por, edhe pse i premtuan se do të gjejnë zgjidhje ata nuk u lajmruan më.
“Kam shku edhe tek zyrja e tyre edhe madje kam dërgu edhe kërkesë, më kanë thënë se do ta rregullojnë por skan ardh më, po me shkakton shumë problem”, tha ai për Insajderin.
Gazeta Insajderi ka tentuar të kontaktoj edhe me ujësjellësin rajonal “Mitrovica”, por, të njejtit nuk ishin të qasshëm.