×
  • Lajme
  • Lajme

    Uji pushtoi disa klinika dje, reagon SHSKUK

    Insajderi
    24 June 2024 - 14:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se, pavarësisht reshjeve të dendura të shiut dhe pamundësisë së përpunimit të ujit nga rrjeti i ujërave të zeza, deri tani nuk janë evidentuar dëmtime të aparaturave mjekësore apo dëme të tjera materiale.

    “Uji kryesisht ka depërtuar në dyshemetë e disa klinikave, por falë masave të menjëhershme, aparaturat mjekësore nuk janë rrezikuar.

    “Në lidhje me Klinikën e Pulmologjisë, uji është larguar nga bodrumi dhe aparati i rëntgenit statik është shpëtuar pa u dëmtuar. Ndërkohë, klinika ka në dispozicion një rëntgen mobil dhe përdor rëntgenet e Klinikës së Radiologjisë. Puna vazhdon edhe në klinikat tjera. QKUK ka angazhuar të gjitha kapacitetet teknike dhe stafin shëndetësor të klinikave që nga dita e djeshme për të tejkaluar gjendjen pas reshjeve të shiut,” thuhet në njoftimin e QKUK-së.

    Sipas tyre, fatmirësisht kjo gjendje është tejkaluar pa dëmtime të aparaturave dhe pa dëme të mëdha materiale.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark