Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se kanë filluar trajtimin e ujit të pijes në Impiantin e Ujit në Shipol.
Sipas njoftimit thuhet se po punohet me kapacitet të reduktuar.
“Lusim konsumatorët që deri në njoftimin tonë të radhës ujin e pijes ta përdorin vetëm për nevoja hixhenike dhe jo për pije”, thuhet në njoftim.
KRU “Mitrovica” ka njoftuar se mungesa e ujit të pijshëm ka ardhur si pasojë e punimeve të zhvilluara në kanalin e Ibër-Lepencit.