
Ukë Rugova, djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova është paraqitur sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Ai bashkë me 19 persona të tjerë akuzohen për krim të organizuar, ushtrim ndikimi dhe mashtrim ndaj ambasadës italiane në Prishtinë.
Në mesin e të akuzuarve në këtë rast është edhe ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija.
Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Rugovës dhe të tjerëve në muajin maj, njofton Klan Kosova.
Veprat penale për të cilat është ngritur aktakuzë pretendohet se janë kryer përgjatë periudhës 2011 – 2014, dhe kanë të bëjnë me shitjen e Vizave Schengen të BE-së të siguruara përmes korrupsionit dhe prezantimeve të rrejshme.