Ukë Rugova sot para gjykatës për rastin e vizave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ukë Rugova sot para gjykatës për rastin e vizave

    Insajderi
    30 August 2016 - 08:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Ukë Rugovës dhe të tjerëve në rastin e dyshuar për mashtrime me viza italiane.

    Rugova bashkë me 19 persona të tjerë akuzohen për krim të organizuar, ushtrim ndikimi dhe mashtrim ndaj ambasadës italiane në Prishtinë.

    Në mesin e të akuzuarve në këtë rast është edhe ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija.

    Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj  Rugovës dhe të tjerëve në muajin maj.

    Veprat penale për të cilat është ngritur aktakuzë pretendohet se janë kryer përgjatë periudhës 2011 – 2014, dhe kanë të bëjnë me shitjen e vizave Schengen të BE-së të siguruara përmes korrupsionit dhe prezantimeve të rrejshme, njofton Klan Kosova.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark