Ukraina del me të dhënat e fundit: Kaq persona kanë mbetur të vrarë nga Rusia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ukraina del me të dhënat e fundit: Kaq persona kanë mbetur të vrarë nga Rusia

    Insajderi
    07 March 2022 - 10:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën tetë persona kanë vdekur si rezultat i bombardimeve ruse të zonave të banuara në qytetin verilindor të Kharkivit gjatë 24 orëve të fundit, tha në një deklaratë të hënën Shërbimi i Urgjencës i Ukrainës, raporton CNN.

    Shërbimi i Emergjencës tha se një shpërthim me bombë “rrënoi plotësisht ose pjesërisht” ndërtesa banimi shumëkatëshe, ndërtesa administrative, institucione mjekësore, institucione arsimore dhe konvikte.

    Gjithashtu ka pasur zjarre në shkallë të gjerë në 21 ndërtesa në pjesën qendrore të qytetit, tha Shërbimi i Emergjencave.

    Rreth 200 njerëz u shpëtuan dhe u evakuuan nga ekipet e shpëtimit gjatë zjarreve. Autoritetet janë ende duke mbledhur informacione për viktima të tjera të mundshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark