Ukraina dhe Rusia nisin bisedimet për paqe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ukraina dhe Rusia nisin bisedimet për paqe

    Insajderi
    23 July 2025 - 21:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rusia dhe Ukraina zhvilluan në Stamboll rundin e tretë të bisedimeve të paqes, të parin që nga 2 qershori.

    Takimi u mbajt me ndërmjetësimin e Turqisë, ndërsa ShBA-ja ka rritur presionin ndaj Moskës për një marrëveshje brenda 50 ditëve, ndryshe do të vendosë sanksione të reja.

    Ukraina kërkon një armëpushim të menjëhershëm, kthimin e të burgosurve dhe të fëmijëve të rrëmbyer, si dhe një takim të drejtpërdrejtë Zelensky–Putin, raporton Reuters.

    Kremlini e konsideron të vështirë arritjen e një marrëveshjeje për shkak të pozicioneve të kundërta.

    Rusia ka kërkesa si neutraliteti i Ukrainës dhe tërheqja nga katër rajone, ndërkohë, luftimet në terren vazhdojnë me intensitet të lartë.

    Zelensky tha se Ukraina është gati për paqe, por jo për kapitullim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark