Ka përfunduar me rezultat negativ për Shqipërinë prej 3-1 miqësorja ndaj Ukrainës e zhvilluar në Bergamo të Italisë.
12 mijë shqiptarë u bënë bashkë në Atletico Azzurri d’Italia të Bergamos, ku po pritej miqësorja ndaj Ukrainës.
Stepanenko nga afërsia pas 8 minutash lojë shënoi për 1-0 dhe epërsinë e ukrainasve. Ishte ky sulmi i vetëm i Ukrainës në këtë pjesë dhe ashtu mbeti deri në fund.
Kjo sepse Shqipëria dominoi fuqishëm dhe sulmoi shumë portën e Ukrainës.
Armando Sadiku pas katër minutash (12′) shënoi për 1-1 një gol të bukur për të ndezur të pranishmit të cilët iu gëzuan tepër këtij goli të barazimit.
Shqipëria dominoi këtë takim duke mbajtur topin në pjesën e Ukrainës, e cila vështirë se kalonte gjysmëfushën.
Por, në minutën e 49′, Ukraina shënoi përmes Yarmolenkos pas një gabimi në mbrojtje të komb♪7tares shqiptare.
Pas golit të dytë të Ukrainës, Shqipëria u hodh fuqishëm në ofensivë. Deri në fund Shqipëria provoi dhe dominoi ashtu si gjatë gjithë takimit, por nuk arriti që të shënojë.
Në minutën e 87-të erdhi edhe goli i nokautit nga Ukraina për 3-1.
Shqipëria kështu pëson humbjen e dytë në tri miqësoret e fundit, por kjo humbje ndaj Ukrainës është më shumë mësim i mirë, pasi që loja e mirë që zhvilloi skuadra jep shpresë për performancë të mirë qysh më 11 qershor, atëherë kur skaudra kuq e zi përballet me Zvicrën. /Insajderi.com