Në Ukrainë po shënohet Dita e Dinjitetit dhe Lirisë, që është festë kombëtare për nder të fillimit të protestave Euromaidan, në vitin 2013, nga të cilat u përmbys ish-presidenti, Viktor Yanukovich.
Zyrtarët qeveritarë, pjesëmarrësit e protestës dhe shtetasit e tjerë po mbajnë sot ceremoni në kryeqytetin Kiev, dhe kanë vendosur lule në monumentin ku protestuesit ishin vrarë gjatë përleshjeve me forcat e sigurisë.
Në fjalimin e tij, presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka kërkuar unitet në vend kundër “kërcënimit” rus.
Nga nacionalistët në Kiev organizohet edhe një “marsh revolucionar”.
Lëvizja Euromaidan filloi të krijohej kur protestuesit u tubuan në pjesën qendrore të Kievit, pasi Yanukovich pat shpallur se i kishte shtyrë planet për nënshkrimin e Marrëveshjes për Asocim Stabilizim me Bashkimin Evropian dhe se po synonte lidhje më të afërta ekonomike me Rusinë.
Në shkurt të vitit 2014, Yakunovich u largua në Rusi dhe u përmbys nga posti i presidentit.