×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ukraina godet “depo municioni” brenda Rusisë

    Insajderi
    07 September 2024 - 17:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dronët ukrainas kanë goditur një depo municionesh në rajonin rus të Voronezh, ka njoftuar një burim ukrainas i sigurisë.

    Sulmi, i cili ndodhi mbrëmë, ishte në atë që Ukraina thotë të ketë qenë një depo e përdorur për transferimin e armëve dhe municioneve në Ukrainë.

    “Në këtë moment, është vërejtur zjarr i fuqishëm në vend, si dhe shpërthim i pandërprerë i municioneve”, tha burimi duke shtuar se sulmi u krye nga shërbimi ukrainas i sigurisë, SBU, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

    Alexander Gusev, guvernatori rus, tha këtë mëngjes se “objekte shpërthyese” kishin shpërthyer pas një zjarri në rrethin Ostorogozhsky të rajonit.

    Gusev theksoi se nuk kishte viktima, por se një gjendje e jashtëzakonshme ishte shpallur në vend, me disa qindra njerëz të evakuuar dhe një rrugë kryesore të mbyllur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark