Ukraina kërkon një armëpushim të menjëhershëm nga Rusia dhe tërheqje të trupave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ukraina kërkon një armëpushim të menjëhershëm nga Rusia dhe tërheqje të trupave

    Insajderi
    28 February 2022 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ukraina ka kërkuar një armëpushim të menjëhershëm rus dhe tërheqje të trupave pasi një delegacion i Kievit mbërriti për bisedime me negociatorët rusë në ditën e pestë të agresionit të Kremlinit mbi Ukrainë.

    “Çështja kryesore e bisedimeve është një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e trupave nga Ukraina”, tha presidenca ukrainase në një deklaratë.

    Ministria e Jashtme e Rusisë tha se bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë kishin filluar, menjëherë pasi pala ukrainase tha të njëjtën gjë.

    Ndryshe, delegacioni ukrainas ka mbërritur në zonën në kufirin ukrainas-bjellorusi për bisedime me Rusinë dhe tanimë bisedimet kanë filluar.

    Siç edhe ishte bërë e ditur, delegacioni ukrainas përfshin, ndër të tjera, ministrin e Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, këshilltarin e shefit të zyrës së Presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podoliak dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Mykola Tochytskyi.

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nuk është pjesë e delegacionit.

    Ndërkohë, Bjellorusia ka thënë më herët se ka përgatitur një vend për të pritur delegacionet ukrainase dhe ruse, pasi agresioni i Moskës ndaj fqinjit të saj perëndimor hyn në ditën e pestë. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark