Situata e tensionuar në Ukrainë, politikani shqiptar nis vizitën në SHBA - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Situata e tensionuar në Ukrainë, politikani shqiptar nis vizitën në SHBA

    Insajderi
    14 February 2022 - 14:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Edi Rama nis sot vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku Shqipëria është anëtare e përkohshme.

    Të martën në Uashington, Rama do të ketë një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit Entoni Blinken.

    Ky takim i Ramës vjen pas vendimit se SHBA dhe vendi ynë të jenë bashkëpenëmbajtës të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

    Gjatë qëndrimit në SHBA, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë edhe takime me zyrtarë të tjerë për të diskutuar mbi bashkëpunimin e mundshëm ushtarak dhe arsimor mes dy vendeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark