Ukraina: Rusia nisi gjatë natës një nga sulmet e saj më të mëdha të këtij muaji - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ukraina: Rusia nisi gjatë natës një nga sulmet e saj më të mëdha të këtij muaji

    Insajderi
    19 August 2025 - 12:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forcat ajrore të Ukrainës kanë thënë se Rusia ka lëshuar 270 dronë dhe 10 raketa gjatë natës, në një nga sulmet e saj më të mëdha këtë muaj.

    Sipas mediave të huaja, shpërthime u dëgjuan në qytetin e Kremençukut, ndërsa qytetet më afër vijës së frontit janë gjithashtu nën kërcënimin e sulmeve.

    Kjo ndodhi vetëm disa orë pasi Volodymyr Zelenskyy përfundoi bisedimet në Shtëpinë e Bardhë me udhëheqësit evropianë dhe Donald Trump.

    Forcat ajrore shtuan se rrëzuan 230 dronë dhe gjashtë raketa, me sulme të regjistruara në 16 lokacione.

    Ministri i Jashtëm i Ukrainës tha se ka pasur dëme në infrastrukturën energjetike të vendit.

    Ministria e mbrojtjes e Rusisë konfirmoi se kreu një sulm ndaj një rafinerie nafte, duke pretenduar se ajo furnizon me karburant grupet e forcave të armatosura ukrainase.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark