Ukraina shqyrton largimin nga dollari, për t'u afruar me euron - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ukraina shqyrton largimin nga dollari, për t’u afruar me euron

    Insajderi
    08 May 2025 - 08:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ukraina po fillon që të shqyrtojë një tërheqje nga dollari amerikan, me mundësi që ta lidhë valutën e vet më ngushtë me euron, në kohën e copëtimit të tregtisë globale dhe shtimit të lidhjeve të saj me Evropën, i ka thënë agjencisë së lajmeve “Reuters” guvernatori i Bankës Qendrore të Ukrainës, Andriy Pyshnyi.

    Pranimi i mundshëm në Bashkimin Evropian, një “fuqizim i rolit të BE-së në garantimin e kapaciteteve tona të mbrojtjes, paqëndrueshmëria më e madhe në tregjet globale dhe mundësia e fragmentimit të tregtisë globale” po e detyrojnë Bankën Qendrore që ta rishikojë çështjen nëse euroja duhet të jetë valutë referente për valutën hryvnia të Ukrainës në vend të dollarit, tha guvernatori Pyshnyi.

    “Kjo punë është komplekse dhe kërkon përgatitje të gjithanshme e të cilësisë së lartë”, shtoi ai në komentetet më të drejtpërdrejta nga një zyrtar ukrainas për këtë ndryshim të mundshëm, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

    Udhëheqësit evropianë, përfshirë ata nga BE-ja, janë zotuar për fuqizimin e ushtrisë ukrainase në mënyrë që ajo të mund të jetë shtyllë e sigurisë në të ardhmen në Ukrainë, por progresi ka qenë i vështirë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark