Ukraina tregon se çka kanë vjedhur Rusët nga Çernobili – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Ukraina tregon se çka kanë vjedhur Rusët nga Çernobili

    Insajderi
    10 April 2022 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ukraina ka akuzuar forcat ruse që pushtuan ish-centralin bërthamor të Çernobilit se kanë vjedhur substanca radioaktive nga laboratorët kërkimorë, të cilat sipas tyre janë vdekjeprurëse.

    Agjencia Shtetërore e Ukrainës për Menaxhimin e Zonës së Përjashtimit tha në Facebook se trupat ruse hynë në një zonë magazinimi të bazës kërkimore Ecocentre dhe vodhën 133 substanca radioaktive të rrezikshme.

    “Një pjesë e vogël e këtij aktiviteti është vdekjeprurës nëse trajtohet në mënyrë joprofesionale”, tha agjencia, duke shtuar se “vendi i substancave të vjedhura aktualisht nuk dihet”.

    BBC thekson se nuk ka konfirmuar informacionet në mënyrë të pavarur.

    Në fillim të kësaj jave, ministri i energjisë i Ukrainës, German Gulashchenko tha se ushtarët rusë u ekspozuan ndaj një sasie të rrezatimit bërthamor, duke thënë se disa prej tyre mund të kenë më pak se një vit jetë./abcnews


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark