Ukrainasit kapin snajperisten famëkeqe serbe që shërbeu si “motër nderi”, e përmendin edhe Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ukrainasit kapin snajperisten famëkeqe serbe që shërbeu si “motër nderi”, e përmendin edhe Kosovën

    Insajderi
    26 March 2022 - 22:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ajo kishte shërbyer si “motër e nderit”, Danijela Lazoviq, e cila mban edhe emrin kishtar Ksenija, është kapur nga ukrainasit pasi që bënte pjesë në forcat pro-ruse që pushtuan Donbasin.

    Në një postim të forcave ukrainase në Twitter, thuhet se Lazoviq, e cila rregullisht ka shkuar në Kosovë, që nga vitit 2014 (koha e nisjes së pushtimit të Donbasit nga Rusia) është angazhuar si snajperiste atje.

    Lazoviq, e cila nga rusët njihej edhe me nofkën “Bagira”, në vitin 2020 ishte bërë lajm nga mediat ukrainase. Asokohe raportohej se identiteti i saj ishte vështirë të konfirmohej, pasi që paraqitjet në rrjetet sociale i bënte duke e fshehur fytyrën dhe se kurrë nuk fliste për jetën e saj.

    Megjithatë, thuhej se ajo ishte 32 vjeç dhe vinte nga qyteti serb, Gornji Milanovac.

    “Daniela Lazoviq është marrë me hendboll kur ishte e re. Derisa merrej me këtë sport ajo u shpërngul nga Gornji Milanovac për në Golubac, afër manastirit të Tumanes. Në një pikë, ajo donte ta ndërronte fenë dhe të bëhej myslimane, megjithatë, hoqi dorë nga kjo dhe vendosi të shkonte në manastir”, ka thënë një burim i afërt me familjen e saj.

    Po ashtu thuhet se “Bagira” ka vrarë edhe civilë ukrainas që nga angazhimi i saj në fillim të luftës në Donbas.

    Luftimi i Lazoviqit në Ukrainë, në anën e rusëve, demanton krerët e shtetit serb se nuk ka qytetarë të këtij vendi atje. Edhe më herët ka pasur raportime se shumë vullnetarë serbë po luftojnë si pjesë e ushtrisë ruse kundër ukrainasve, duke nisur nga Donbasi dhe rajone tjetra ku po zhvillohen luftime.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark