Ukrainasit në krizë për ushqim dhe ujë: Rezervat e fundit po mbarojnë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ukrainasit në krizë për ushqim dhe ujë: Rezervat e fundit po mbarojnë

    Insajderi
    13 March 2022 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qytetit ukrainas të Mariupolit po i mbarojnë rezervat e fundit të ushqimit dhe ujit, sipas autoritetit tij lokal, raporton CNN

    Përpjekjet janë duke u zhvilluar nga qeveria ukrainase për të ofruar ndihma humanitare për qytetin, i cili aktualisht është i rrethuar nga forcat ruse që vazhdojnë ta bombardojnë qytetin – përfshirë civilët.

    Këshilli i qytetit tha: “Njerëzit janë në një situatë të vështirë që 12 ditë. Në qytet nuk ka energji elektrike, ujë dhe ngrohje. Nuk ka pothuajse asnjë komunikim celular. Rezervat e fundit të ushqimit dhe ujit po mbarojnë”.

    Më herët të dielën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se një karvan furnizimi është vetëm dy orë larg qytetit, ku aktualisht janë bllokuar 400,000 njerëz.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark