Ukrainasit vrasin “snajperistin më të mirë rus” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ukrainasit vrasin “snajperistin më të mirë rus”

    Insajderi
    02 June 2022 - 09:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forcat e armatosura të Ukrainës kanë vrarë “snajperistin më të mirë rus”, Alexander Kislinsky, gjatë një përleshjeje në Donetsk.Lajmi është bërë i ditur përmes disa kanaleve ruse në Telegram.

    Kislinsky, një snajper nga Brigada e 22-të Spetsnaz, e vendosur në Ukrainë, dhe e përshkruar si më e mira e ushtrisë ruse, është varrosur në Rusi, pasi Kremlini riatdhesoi trupin.

    Rusia e quan snajperin veteran të vrarë në Ukrainë si një “hero” dhe një “luftëtar që meriton kujtim të përjetshëm”.

    Fotot e fundit të postuara të Alexander Kislinsky në front tregojnë snajperin pranë tankeve ruse të shenjuar me “Z”.

    Gjithashtu, në një nga videot e fundit ku shihet luftëtari, ai mban një fjalim në favor të luftës dhe kundër komandove “naziste” që, sipas Rusisë, po luftojnë në mbrojtje të Ukrainës: “Me teknologjinë tonë moderne do të përfundojmë çdo punë. Shikojini ata se si ecin me krenari, të veshur me uniformat e tyre naziste. Ata mendojnë se ne nuk i shohim, por ne do t’i kapim”. (A2CNN)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark