Ukrainë: Dy opozitarë rusë kërkojnë azil polik – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ukrainë: Dy opozitarë rusë kërkojnë azil polik

    Insajderi
    16 June 2017 - 08:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy figura opozitare rusë, pjestarë të partisë së Alekesi Navlany kanë kërkuar azil politik në kufirin e Ukrainës, ka thënë Shërbimi Kufitar i Ukrainës.

    “Burrat arritën në pikën e kontrollit dhe menjëherë kërkuan mbrojtje në territorin e Ukrainës për shkak të ngacmimeve politike në Rusi”, tha më tutje ky shërbim.

    Agjentët kufitarë pas kontrollit të tyre kuptuan se të dy ishin pjesë e opozitës së udhëhequr nga Navalny, e cila është persekutuar për aktivitetin e saj politik.

    Të dy burrat janë lejuar të kalonin kufirin dhe u dërguan në shërbimin e migracionit, thanë autoritetet ukrainase, pa treguar identitetin e dy personave

    Navalny dhe të paktën 1.500 mbështetësit e tij janë arrestuar më 12 qershor në Moskë dhe qytete të tjera anembanë Rusisë për protesta të paautorizuara kundër korrupsionit.

    Navalny u burgos për 30 ditë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark