Komisioni Rregullator i Energjetikës i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,54 % në raport me vendimin e datës 29.07.2024.
Çmimet e shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 si dhe EURODIZELIT (D-Е V) dhe Vajit ekstra i lehtë për amvisëri ulen për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-98 nuk ndryshon.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,321den/kg dhe tani është 44,060den/kg
Nga data 06.08.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 80,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 83,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 72,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 71,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU do të shitet për 44,060 (denarë/kilogram).