Ulet nafta dhe benzina, këto janë çmimet e reja të hidrokarbureve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ulet nafta dhe benzina, këto janë çmimet e reja të hidrokarbureve

    Insajderi
    31 August 2022 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çmimi i lëndëve djegëse ka pësuar ulje këtë të mërkurë, me vendimin e ri të Bordit të Transparencës.

    Nga pasditja e sotme, një litër naftë do të shitet nëntë lekë më lirë. Nga 248 lekë që kushtonte këto ditë, tashmë do të shitet për 239 lekë/litri.

    Edhe benzina do të kushtojë më pak në pikat e karburantit në vendin tonë. Nga 201 lekë/litri, tashmë do të tregtohet për 199 lekë/ litri.

    Me një lekë është ulur dhe çmimi i gazit për automjetet, që do të tregtohet për 78 lekë për litër.

    Edhe çmimi i shitjes me shumicë të këtyre produkteve ka rënë. Çmimi i shitjes me shumicë të naftës duhet të jetë jo më shumë se 227 lekë/litër, nga 236 lekë/litër që ka qenë nga data 27, në mbledhjen paraardhëse të Bordit.

    Çmimi i shitjes me shumicë të benzinës duhet të jetë jo më shumë se 187 lekë/litër, nga 189 lekë/litër që ka qenë deri më sot.

    Ndërsa çmimi i shitjes me shumicë të gazit do të jetë 66 lekë/litër, nga 67 lekë/litër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark