Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se është i befasuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Përmes një reagimi në rrjetin social Twitter, Szunyog ka thënë se financimi dhe pavarësia e institucioneve gjyqësore, janë gurët e themelit të sistemit të sundimit të ligjit.
Përveç kësaj, ai ka thënë se kjo është edhe kërkesë themelore e procesit të integrimit në BE.
“Jam i befasuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës për uljen e ndjeshme të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Financimi adekuat dhe pavarësia e institucioneve gjyqësore janë gurët e themelit të sistemit të sundimit të ligjit dhe kërkesat themelore të procesit të integrimit në BE”, ka shkruar ai.
I am surprised by the decision of the Kosovo Government to significantly reduce the salaries of judges & prosecutors.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) November 24, 2022
Adequate funding and independence of judicial institutions are cornerstones of the rule of law system and fundamental requirements of the EU integration process.