Pokemon Go, tërheqja nga tregu i Samsung Galaxy Note 7, por edhe “invazioni” i inteligjencës artificiale, apo lajmet e rreme në Web, etj. Viti 2016 është drejt fundit dhe ka ardhur koha për të bërë bilancin edhe në teknologji, me sukseset dhe rrëzimet më të mëdha, bazuar në të dhënat e tregjeve, të analizave apo vëzhgimeve specifike.
Mes argumentave të këtij viti, sigurisht që Pokemon Go rezulton edhe një nga fjalët më të kërkuara në Google.
Loja u shndërrua në një mani të vërtet përgjatë gjithë verës. Të rinjtë dhe personat në mesomoshë, në ndjekje të mostrave, në vende nga më të çuditshme në të gjithë botën, madje dhe vende të ndaluara. Ka shënuar një rekord arkëtimesh dhe shkarkimesh dhe më pas edhe rekord fizik. Fenomeni u shpërfytyrua.
Siç raporton TechSot.al në Pole Position, tashmë është Super Mario, që ka pak që është bërë i disponueshëm në iPhone.
Në krye për vitin 2016 shkruan TechSot.al duket edhe inteligjenca artificiale, robotët apo software me sjellje humane, aksesi i Snapchat, ai i makinave me guidë autonome.
Ndërsa ato që shënuan pikiatën, pra rënien teknologjike të vitit, është tërheqja e bujshme nga tregu i Samsung Galaxy Note 7 për shkak të shpërthimit të baterive. por nuk mbetet pas as Yahoo, me vjedhjen e miliona llogarive të përdoruesve dhe të dhënave të tyre.
Gjithashtu lajmet false në fushatën elektorale amerikane, sboom i orave inteligjente, smartwatch, shpërndarja e ransomware, programi që merr peng kompjutera e smartphonme, dhe i bën jofunksional derisa pronari të paguajë për to në këmbim