“Ulqini s’është në shitje”, protestë në Ulqin kundër shitjes dhe privatizimit të bregdetit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    “Ulqini s’është në shitje”, protestë në Ulqin kundër shitjes dhe privatizimit të bregdetit

    Insajderi
    05 April 2025 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një numër i madh qytetarësh të Ulqinit po marrin pjesë në një protestë masive, kundër asaj që ata e konsiderojnë si “shitjen e Ulqinit”. Protesta është organizuar nga Komuna e Ulqinit, e cila kundërshton vendimin e qeverisë malazeze për dhënien e një pjese të bregdetit për investitorët arabë, duke theksuar se nuk janë përfshirë në procesin e vendimmarrjes dhe konsultimeve.

    Sipas marrëveshjes së qeverisë malazeze, një pjesë e bregdetit prej 12 kilometrash plazh do t’u jepet këtyre investitorëve për 99 vjet. Ky vendim ka shkaktuar shqetësim tek qytetarët dhe përfaqësuesit e Komunës.

    “Protesta organizohet si reagim ndaj tentativës për dhënien me qira dhe privatizimin e hapësirave publike bregdetare, përfshirë Plazhin e Madh – një pasuri e përbashkët dhe simbol identitar i Ulqinit dhe banorëve të tij”, theksohet në njoftimin e Komunës së Ulqinit.

    Komuna bën me dije se në këtë protestë po marrin pjesë përfaqësues të të gjitha partive politike në Kuvendin e Komunës, shoqëria civile nga mbarë trevat, si dhe qytetarë të shumtë, të bashkuar për të mbrojtur pronën publike dhe të ardhmen e qytetit.

    Për shkak të situatës së krijuar, është anuluar festimi zyrtar i Ditës së Ulqinit, ndërsa mbledhja solemne e Kuvendit Komunal do të mbahet përpara qytetarëve, në kuadër të protestës./RTK/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark