Ulrike Lunaçek është rizgjedhur përsëri zëvendëspresidente e Parlamentit Evropian. Ky do të jetë mandati i dytë i saj pesëvjeçar.
Ajo ka thënë se është shumë falënderuese që kolegët e saj ia besuan përsëri këtë post.
“Unë do të doja të falënderoj kolegët e mi për besimin e gjerë që e kanë shprehur tek unë. Unë jam e kënaqur që do të kem mundësinë për të vazhduar punën time si zëvendëspresidente e Parlamentit Evropian”, është shprehur ajo.
“Si një avokate e fortë e vlerave evropiane dhe të drejtave themelore të njeriut dhe minoriteteve, unë do të përdorë rolin tim për të siguruar që Parlamenti demonstron këto vlera në mbarë botën”, tha Lunaëek.
Gjithashtu ajo ka shtuar se “Bashkimi Evropian është duke u përballur me shumë probleme dhe se rizgjedhja e saj do të mundësojë për të zgjeruar dimensionet sociale dhe mjedisore të BE-së duke mbrojtur Bashkimin kundër tërbimit shkatërrues të krahut të djathtë të popullistëve dhe ekstremistëve”, ka përfunduar zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian./Insajderi.com
[arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=CAAw4-NBRhI”/]