×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Ultimatum 24-orësh për Kosovën” e “dëbim ambasadori”, shpërthen në akuza deputeti malazias

    Insajderi
    30 June 2021 - 14:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndalimi i Risto Jovanoviqit nga Policia e Kosovës për shkak se i njëjti ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrës të hënën, më 28 qershor, gjatë “Vidovdanit”, ka nxitur reagime në Mal të Zi.

    Deputeti i parlamentit të Malit ët Zi, Vladimir Dobricanin, i ka bërë thirrje Qeverisë së tij për t’i dhënë ultimatum 24 orësh institucioneve të Kosovës për ta liruar shtetasin malazez, derisa ka përmendur edhe dëbimin e ambasadorit të Kosovës nga Mali i Zi dhe ndërprerjen e raporteve shtetërore si kundërpërgjigje, shkruajnë mediat malaziase, transmeton Express.

     “Si deputet i shumicës qeverisëse në parlament, i bëj thirrje kryeministrit dhe Qeverisë, që t’i jap ultimatum për 24 orë, edhe pse Rasto Ivanoviq është ndaluar për 48 orë, që nëse për 24 orë nuk dorëzohet në Mal të Zi, të ndërpriten të gjitha kontaktet, të mbyllen kufijtë, të dëbohet ambasadori i rrejshëm i shtetit të rrejshëm dhe të ndërpritet çdo marrëdhëniet me një shtet të tillë kriminal, terrorist”, ka thënë Dobricanin.

    Sipas njoftimit të lëshuar të hënën nga Policia e Kosovës, “gjatë manifestimeve ka ndaluar dhe shoqëruar në stacion policor një person të dyshuar mbi dyshimin për vepër penale ‘nxitja e përçarjes dhe mos durimit’, i cili është në procedurë të intervistimit, përderisa të gjitha veprimet lidhur me personin në fjalë do të ndërmerren në konsultim dhe koordinim me prokurorin e rastit”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark