Ultimatum qeverisë për ligjin e mësimdhënësve të viteve të 90-ta – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ultimatum qeverisë për ligjin e mësimdhënësve të viteve të 90-ta

    Insajderi
    07 April 2017 - 17:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) i ka dhënë afat dy javë Qeverisë për të proceduar Ligjin për mësimdhënësit e viteve të 90-ta. Në të kundërtën drejtuesit e SBAShK-ut kanë paralajmëruar greva sindikale.

    Kjo kërkesë e SBAShK-ut ka dalë sot në takimin e saj ku kanë analizuar aktualitetin në arsim dhe për të vendosur për veprime konkrete sindikale varësisht nga situatat e krijuara.

    Ymer Ymeri, menaxher financiar më SBAShK dhe këshilltar i kryetarit Rrahman Jashari ka thënë se vlera e kompensimit bazë për mësimdhënës në kohën e luftës e viteve të ‘90 duhet të bëhet në vlerë prej 75%.

    Ai ka thënë se ligji për këtë pagesë të mësimdhënësve ka ndryshuar, duke kërkuar që ligji brenda fundit të javës së ardhshme të ndryshojë.

    Ymeri ka thënë se nëse ky ligj nuk përfundon ai ka kërkuar që do të ndërmerren masa, duke kërcënuar edhe me greva sindikale./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark