×
  • Lajme
  • Lajme

    Ultranacionalisti serb Popoviq reagon ndaj deklaratës së ambasadorit gjerman në Beograd

    Insajderi
    08 April 2021 - 12:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Deklarata e turpshme e ambasadorit gjerman në Beograd, Thomas Schieb, se ishte dashur të bombardohet Serbia në vitin 1999 për të parandaluar gjenocidin, është kulmi i cinizmit dhe vazhdimi i fushatës së disa vendeve perëndimore për të shpallur popullin serb gjenocid”, ka deklaruar sot kryetari i Partisë Popullore Serbe Nenad Popoviq, raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.

    “Veçanërisht është perfide, që ambasadori Schieb e tha këtë në ditët kur populli serb po shënon tetë dekada nga bombardimi i Beogradit nga bombarduesit nazist”, ka vazhduar Popoviq.

    “Është e qartë se kjo është një përpjekje tjetër për të falsifikuar historinë, ku një përfaqësues i kombit gjerman, i cili është përgjegjës për miliona vdekje në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, po përpiqet t’i shpallë serbët si popull që ka kryer gjenocidë dhe agresorë”, përpiqet Popoviq t’i arsyetojë krimet serbe të kryera në Kosovë dhe rajon.

    Ai i kujton ambasadorit Schieb se “populli serb i mbijetoi gjenocidit nga gjermanët gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, nga Maçva 1914, Kragujevc dhe Kralevë 1941 e deri në Jasenovc, ku ustashët, ​​nën mbrojtjen naziste, vranë barbarisht fëmijët serbë”.

    “Ne kërkojmë nga ambasadori gjerman që t’i kërkojë falje popullit serb për fyerjet që ai shqiptoi, nëse ai dëshiron të vazhdojë të kryejë me besueshmëri detyrën e përfaqësuesit diplomatik të vendit të tij në Serbi”, përfundon Popoviq, retorikën e tij të njohur të urrejtjes./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark