Egzon Azemi nga Lëvizja Vetëvendosje i akuzuar për “pjesëmarrjen në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizmi” ka debatuar ashpër me gjyqtarin Eroll Gashi në seancën e ditës së mërkurë.
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Egzon Azemi ka refuzuar që të ndjek urdhërin e gjykatësit Gashi në seancë për tu ulur.
“Ulu aty, ulu aty, ulu aty, ulu aty o zotni ulu”, i thotë Gashi Azemit në seancë i cili insiston që të mos i përmbahet urdhrit.
Azemi dëgjohet duke i thënë gjykatësit se është e pamundur të vazhdohet në këtë formë, pasi sipas tij ai ka qenë përplot herë në seanca.
Këtë e mohoi Gashi duke i thënë “Disa herë ke ardhur disa herë s’ke ardhur, por ulu aty”.
VIDEO: