“Unazat e divorcit” – trendi më i ri i prezantuar nga modelja Ratajkowski - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    “Unazat e divorcit” – trendi më i ri i prezantuar nga modelja Ratajkowski

    Insajderi
    20 March 2024 - 20:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Modelja amerikane, Emily Ratajkowski, jo vetëm që u divorcua, por ajo po e feston me stil dhe me humor këtë ngjarje.

    Supermodelja, e cila u nda nga producenti Sebastian Bear-McClard në shtator 2022, kohët e fundit, u shfaq në mediat sociale, për të treguar aksesorët e saj të rinj mahnitës.

    Në një seri selfiesh seksi topless nga shtrati i saj, Ratajkowski shfaqi unazat verbuese, të cilat ishin punuar nga diamantet e unazës së saj origjinale të martesës.

    Bizhuteritë e reja morën emrin “unazat e divorcit”, të cilat ishin ndarë në dy pjesë.

    Zgjedhja për të vënë unazën e saj të mëparshme të martesës nuk ishte e rastësishme, pasi Ratajkowski qëllimisht donte të sinjalizonte një deklaratë të guximshme, për të rifituar pavarësinë e saj dhe për të ecur përpara nga e kaluara.

    Ratajkowski ndau gjithashtu disa përjetime të mbledhura nga përvoja e saj e divorcit, duke ofruar mbështetje dhe solidaritet për gratë e tjera që kanë raste të ngjashme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark