Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) do të ndihmojë me 75 mijë euro Ministrinë e Diasporës në realizimin e fushatës për regjistrimin e diasporës.
Për këtë, sot u nënshkruar një marrëveshje në mes të UNDP-së dhe ministrisë.
“Kjo shumë do të kontribuojë në realizimin e fushatës informuese dhe sensibilizuese për promovimin Regjistrimit të Diasporës që do të zbatohet gjatë vitit 2016 nga projekti DEED”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Ministria e Diasporës.
Sipas tyre, ky projekt synon ofrimin e mundësive për kosovarët që jetojnë jashtë vendit për të qenë aktivë në zhvillimet ekonomike të Kosovës duke përkrahur krijimin e vendeve të punës dhe ndërmarrësisë përmes investimeve dhe ndryshimit të shfrytëzimit të dërgesave për konsumim./Insajderi