Unë, biri yt, Kosovë - Insajderi
×
Kulturë

Unë, biri yt, Kosovë

Insajderi
17 February 2019 - 19:52
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në data të rëndësishme historike e në ngjarje të mëdha historike për Kosovën, nuk ka se si të mungojë poezia ndër me të njohurat të poetit kosovar Ali Podrimja, shkruan Insajderi.

Sot, në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, po e sjellim poezinë ‘Unë, biti yt, Kosovë’, titulli i së cilës është bërë edhe logo e tifozëve të Kosovës ‘Dardanët’.

Unë, biri yt, Kosovë

Unë, biri yt, Kosovë t’i njoh dëshirat e heshtura, 
t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj, 
t’i njoh vuatjet, gëzimet, vdekjet, 
t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tuka të kulluara; 
ta di gjakun që të vlon në gji, 
dallgën kur të rrahë netëve t’pagjumta 
e të shpërthej do si vullkan:- 
më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë. 
Unë biri yt.

Ali Podrimja u lind më 28 gusht, 1942 në GjakovëKosovë, në kohë lufte e rrethanash aspak të volitshme dhe pati një fëmijëri mjaft të vështirë. Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në shkallë ndërkombëtare./ Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark