
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka reaguar pas deklaratës “Unë çka flas në fushatë flas për me marrë vota e tash janë do sende që ndryshojnë”, deklaratë kjo e thënë nga asambleistja e VV-së në këtë komunën, Dafina Alishani, të cilën ia m’veshi Totajt.
Për këtë Totaj është shprehur se kjo është deklarate e nxjerrur nga konteksti dhe e devijuar nga kuptimi origjinal.
Reagimi i plotë:
Deklarata e një asambleisteje nga opozita e bërë në seancën e Kuvendit Komunal javën që shkoi më është vënë si “citat i imi” autorial dhe si e tillë pa u konfirmuar është shpërndarë.
Në fakt është pjesë e një deklarate e nxjerrur nga konteksti dhe e devijuar nga kuptimi origjinal.
Unë mbetem i përkushtuar si Kryetar i Prizrenit, që bashkë me ekipin tim ta përmbushi programin për çka kam marrë besimin e qytetarëve edhe t’i plotësoj zotimet e mia të fushatës.
Prizreni gradualisht po i’u kthehet punëve të mira.