Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha dje publikoi një foto nga takimi me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Në lidhje me këtë takim, deputeti u kritikua shumë pasi në të kaluarën ai e kishte kritikuar ashpër ambasadorin për aferën GEN.
Por siç duket kritikat as që ia kanë lënë “shenjë”.
Njëra nga fotot e postuara në “Facebook Story”, shoqërohet me një tekst jo të lakmueshëm.
“Unë do të largohesha nga kjo k**vë dhe nuk do të kthehesha po të mundja”, thuhet ndër të tjera në rreshtat e këngës.