"Unë e di kush e ka të blerë çmimin", ish-banorja hedh dyshime për finalen e BBVIP4 - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Unë e di kush e ka të blerë çmimin”, ish-banorja hedh dyshime për finalen e BBVIP4

    Insajderi
    19 April 2025 - 18:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pak orë para finales së madhe të Big Brother VIP Albania 4, ish-banorja Briseida Xhelaj ka ngjallur debat në rrjetet sociale. Në një postim në Facebook, ajo ndau një foto nga hyrja e saj me partnerin Jori në shtëpinë e famshme, por ishte mbishkrimi ai që tërhoqi vëmendjen, shkruan Insajderi.

    “Edhe pse fituesja doli në 29 Dhjetor… unë e di kush e ka të blerë çmimin,” shkroi Briseida, duke sugjeruar se fituesi është i paracaktuar.

    Briseida dhe Jori ishin pjesë e “shtëpisë së 7 xhuxhave” – një format paralel – por nuk arritën të bëheshin konkurrentë zyrtarë në garën kryesore.

    Postimi i saj ka ngjallur reagime të shumta online, ndërsa publiku pret të zbulojë nëse parashikimi do të dalë i vërtetë. Finalistët e mbetur janë Rozana Radi, Gesti, Egli dhe Laerti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark