I biri i legjendës së futbollit Diego Maradona, Diego Maradona Junior ka thënë se babai i tij “u vra” sepse “ai iu dorëzua fatit të tij kur mund të ishte ndërmarrë” dhe ka zbuluar se ai e ka një ide se kush mund të jetë fajtori.
“Po vazhdojnë hetimet. Ne, fëmijët e tij kemi shumë besim në drejtësinë argjentinase. Unë jam i bindur se kjo nuk duhej të përfundonte në këtë mënyrë”, ka thënë Maradona Junior për mediumin Mediaset.
“Ata e vranë babain tim. Nuk është çështje e imja ta them këtë, por unë kam një ide se kush e ka bërë dhe nuk dua ta them njëherë”, ka vijuar ai.
“Unë nuk e kam pranuar plotësisht vdekjen e tij. Nuk mendoj që ndonjëherë do ta pranoj. Nuk ishte koha e duhur”.
“Në atë kohë isha në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e COVID-it dhe nuk mund të shkoja në Argjentinë. Vdekjen e kuptova përmes një mesazhi nga miku im”.